Union Bank operon prej më shumë se 16 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 60 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 185,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 650 milion Euro asete.
Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.
Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Departamemtin e Pagesave dhe Kartave në Drejtorinë e Përgjithshme, në Tiranë, në pozicionin:
Specialist i Kartave
Qëllimi i përgjithshëm i punës:
Ndjekja dhe kryerja e proçeseve që lidhen me operacionet e lëshimit te kartave ( Debitit dhe Credit) dhe përdorimit të tyre ne rrjetin e ATM-ve dhe POS-eve të Bankës si edhe ne rrjetin e Bankave te tjera( brenda dhe jashte vendit), menaxhimin e rrjetit të ATM-ve dhe POS-eve.
Përgjegjësitë kryesore:
Përgjëgjës për procesin e rakordimit te Cash-it te ATM_ve dhe identifikimit te diferencave .
Asiston punonjësit në degë per të investiguar probleme të raportuata nga klientët në lidhje me kartat e debitit dhe kreditit apo për problematika të raportuara në veprimet që kryhen ne ATM-të dhe POS te Union Bank si edhe veprimet qe kryhen ne rrejtin e Bankave te tjera ( brenda dhe jashte vendit).
Asiston punonjësit ne dege per problematika te cilat lidhen me pocesin e aplikimeve dhe kërkesave të tjera që lidhen me kartat dhe Pin-et.
Kryen kontrolle të aplikimeve,limiteve, balancave ndërmjet sistemit të Bankës dhe sistemit të Procesorit te kartave për të garantuar që ka përpuethshmeri ndërmjet të dy sistemeve.
Ndjek deri në zgjidhje e të gjitha problemeve të raportuara nga Call Center.
Kërkesat e profilit:
Diplomë Universitare në Ekonomik ose fusha të tjera të ngjashme.
Eksperienca e mëparshme bankare minimumi dy vite sektorin e kartave, përbën avantazh.
Aftësi shumë të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar si dhe aftësi prezantimi të mira.
Njohuri shumë të mira kompjuterike, në MS Office si dhe sistemet financiare dhe raportimi të bankës, sidomos modulet e lidhura me ATM dhe kartat.
I/e kujdesshëm ndaj detajeve, korrekt/e, natyrë analitike.
I/E aftë të përballoje volumin e punës dhe natyrë proaktive.
I/E aftë të punojë në grup dhe të ndertojë marrëdhënie kontruktive me kolegët.
Njohuri të mira të gjuhës Angleze.
Personat e interesuar duhet të dërgojnë dërgojnë CV-në dhe Letër “Shprehje Interesi”
në adresën e-mail: humanresources@unionbank.al
Afati i aplikimit: 13 Shkurt 2023
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në humanresources@unionbank.al.