EGS -Engineering Global Solution është një kompani e cila operon në fushën e elektromekanikës dhe ndërtimit. Ne jemi të specializuar në sektorin e elektromekanikës me projektim, zbatim, punime elektromekanike si: sisteme hidraulike, sisteme elektrike, sisteme ngrohje-ftohje, sisteme kondicionimi, si dhe punime ndërtimi ne dizenjim, projektim, zbatim.
Specialist i produkteve financiare
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Interviston klientët duke marre informacionet e nevojshme mbi bazen e te cilave analizon dhe vlerëson kërkesën për kredi, nëse i përmbushin kriteret për marrjen e kredisë apo jo.
Përgatit analizën financiare dhe vlerëson riskun e aplikimit për kredi si dhe aftësinë paguese të klientëve.
Ofron mbeshtetje duke informuar klientet ne lidhje me listen e dokumantave qe duhet te plotesojne per perfitimin e kredise.
Mbledh dokumentacionin e nevojshëm të klienteve, në përputhje me kërkesat dhe procedurat e Institucionit bankar apo financiar përkatës.
Siguron që informacionet dhe dokumentacioni për klientet janë ruajtur në çdo kohë konform politikes për sigurinë e informacionit;
Realizon ndermjetesimin midis klientit dhe Institucionit banker ose financiar per te perfituar kredine e kerkuar duke prezantuar rastin e kredisë pranë komitetit perkates te kredise.
Kompleton aplikimin per kredi bashke me klientet.
Siguron një shërbimi cilësor ndaj klientëve dhe institucioneve financiare.
Përgatit raporte të ndryshme dhe kryen detyra të tjera të caktuara nga eprori i departamentit.
Kualifikimet/Eksperienca e kërkuar:
Të ketë mbaruar studimet e Larta ne nje nga deget e fakultetin Ekonomik (perben avantazh dega Finance- Banke)
Eksperiencë e mëparshme pune jo me pak se 2 vite, preferohet në sektorin bankar dhe/ ose subjekte financiare jo banka.
Është plotësisht e/i njohur me Politikat dhe procedurat kreditore, dhe ka njohuri kompjuterike të cilat kanë të bëjnë me punën e saj / tij
Të dijë të përdorë shumë mirë programet e paketës Office ( Excel, Word, etj)
Njohuri të gjuhës angleze (në të folur dhe në të shkruar)
Aftësi të tjera:
Te kete aftesi të shkëlqyera komunikimit verbal, me shkrim dhe ndërpersonal
Të ketë aftësi të dëgjojë klientin dhe të kuptojë nevojat e tij financiare.
Të ketë gjykim kritik dhe të analizojë informacionin që merr nga tregu dhe klienti.
Të marrë përgjegjësi përsipër dhe të jetë në gjendjë të bëje propozime strategjike
Përdorim shumë të mirë të programeve të paketës Office, Excel, Word, etj.
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të me fotografi në adresën elektronike: hr@zita.al ose kontaktoni ne nr. +355674021523.
Jeni të lutur të përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni në email-in e dërguar
Adresa: “Autostrada Tirane-Durres, Km 11, Godina "Hybrid", Kati 0, Kashar” (ish – Godina Emigres)