EGS - Engineering Global Solution është një kompani e cila operon në fushën e elektromekanikës dhe ndërtimit. Ne jemi të specializuar në sektorin e elektromekanikës me projektim, zbatim, punime elektromekanike si: sisteme hidraulike, sisteme elektrike, sisteme ngrohje-ftohje, sisteme kondicionim, instalime karburantesh si dhe punime ndërtimi ne dizenjim, projektim, zbatim.
Cilësi, shërbim dhe besueshmëri e lartë me staf profesional!
Shoqëria “Engineering Global Solution”, pjesë e Globe Group kërkon të punësojë:
Specialist i Rrjeteve Sociale
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Menaxhon dhe zhvillon llogaritë e rrjeteve sociale të shoqërisë (FB, LinkedIN, Instagram, etj.);
Promovon në të gjitha rrjetet sociale të gjitha aktivitetet e shoqërisë;
Bashkëpunon me grafikën për realizimin e fotove për story dhe postime;
Poston materialet promocionale (foto dhe video);
Monitoron prezencën dhe performancën e rrjeteve sociale të shoqërisë;
Komunikon në mënyrë etike me ndjekësit si dhe kujdeset t'ju përgjigjet të gjitha kërkesave që vijnë nëpërmjet rrjeteve sociale;
Përditësohet me të rejat më të fundit të rrjeteve sociale;
Raporton mbi ecurinë e rrjeteve sociale;
Sugjeron plane për të rritur audiencën e rrjeteve sociale;
Monitoron media-planet e përcaktuara më parë nga shoqeria;
Realizon detyra të tjera që mund ti kërkohen, sipas rastit;
Kërkesat:
Të ketë mbaruar Arsimin e lartë (përbën avantazh dega Marketing);
Të njohë programet e dizajnit;
Të ketë eksperiencë në pozicione punë të ngjashme që kanë lidhje me komunikimin, mirëmbajte apo menaxhim të rrjeteve sociale, etj;
Të ketë aftësi të mira në njohjen e të drejtës digjitale të krijuesit, aftësi të mira në dizajn, etj;
Të ketë aftësi ndërvepruese dhe organizative;
Të jetë i vëmendshëm ndaj detajeve;
Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të jetë njohës i mirë i gjuhës së shkruar dhe të folur;
Të jetë aktiv dhe të përcjellë frymë pozitive në dinamikën e grupit;
Të jetë njohës i mirë i Microsoft Office;
Të ketë njohuri shumë të mira (të folur dhe të shkruar) të gjuhës Shqipe dhe asaj Angleze.
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të në adresën elektronike: hr@globegroup.al ose kontaktoni ne nr. +355674021523.
Jeni të lutur të përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni në email-in e dërguar.
Adresa: “Autostrada Tirane-Durres, Km 11, Godina "Hybrid", Kati 0, Kashar” (ish – Godina Emigres)