Përshkrimi
Matilpro Shpk eshte ne prag zgjerimi dhe po kërkon një Specialist Logjistike në Departamentin e Prokurimeve :
Detyrat
Detyrat dhe Pergjesite :
-Eshte pergjegjes per ndjekjen e infrastruktures se zinxhirit te furnizimit, duke perfshire, magazinen, transportin dhe cilesine e sherbimit/ shperndarjes;
-Kujdeset qe mjetet e transportit jane te kompletuara me dokumentacionin perkates per transportin e mallrave;
-Mbikqyr statusin e porosive dhe dergesat;
-Kryen operacionet e importit dhe eksportit që sjellin detyrime si dhe kryen kontrollin e liçencimit të mallrave të importuara;
-Mban nen kontroll objektivat mbi koston, efektivitetin, saktesine dhe afatet kohore nga berja e porosise deri ne magazinimin e saj;
-Negocion tarifat e transportit (kombetar dhe nderkombetar) ose sherbimeve te mjeteve me qira, ne menyre qe te optimizoje kostot;
-Mbikqyr statusin e porosive dhe bën planifikimin për dërgesat;
-Monitoron kostot e transportit dhe sigurohet për kryerjen e këtij shërbimi në lidhje me korrektësinë e trasportuesit si dhe minimizon koston e çmimit të transportit.
Kualifikimet
Aftësitë e kërkuara:
-Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese në marrëdhënie me klientët/stafin;
-Aftësi analitike efektive dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve;
-Aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
-Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike/Paketa Microsoft Office;
Kualifikimet dhe eksperienca e kërkuar;
-Te ketë përfunduar universitetin, në degën Financë, Administrim Biznesi, ose fusha të ngjashme;
-Eksperienca në të njëjtën fushë ose në kompani të ngjashme. Preferohen kandidatë të cilët kanë përvojë pune në kompani transporti, retail, në departament logjistike/ shitjeje;
-Trajnime: Kualifikime në fushën e import/export, përbën avantazh .
Shënime
Adresa: Rr:“VANGJEL NOTI”, LAPRAKE, TIRANE
Te interesuarit te dergojne CV ne adresen e emailit : hrmatilpro@gmail.com
*Te gjitha Aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te plote sipas ligjit Nr.9887 vendosur nga Kuvendi i Shqiperise per "Mbrojtjen e te dhenave personale "