Kompania "ONI" sh.pk, u themelua rreth 20 vjet më parë nga një grup ekspertësh profesionistë,për të ofruar shërbime të ndryshme në fushën e Teknologjisë së Informacionit, dhe jo vetëm.
Ekipi ynë i menaxhimit, përfshirë Drejtuesin e tij, kanë qenë bashkëpunëtorë për më shumë se 10 vjet, një garanci si një partner i besueshëm,
duke ofruar standardet më të larta në të gjitha projektet e zhvilluara dhe të ardhshme.
Përvoja e fituar nga implementimi i projekteve të ndryshme ndër vite, ka krijuar mundësinë e funksionimit në të gjithë vendin.
Detyrat
Kontrollon, mirëmban dhe riparon sistemin kompjuterik dhe rrjetin e kompanisë
Është përgjegjës për instalimin rregullimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve hardware, software
Siguron fshehtësinë e të dhënave, ndërhyrjen në rrjet dhe sistemin back up
Reagon në mënyrë efikase ndaj kanosjes së riskut që shkakton dëme të mëdha pranë kompanisë
Identifikon hapësirat problematike dhe implementon zgjidhje strategjike në kohë
Ofron suport për punonjësit e kompanisë
Kualifikimet
Të ketë mbaruar studimet universitare për Informatikë, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme
Të ketë eksperiencë pune
Të ketë aftësi të mira në:
Administrim Network
Menaxhimin e llogarisë përdorues
Verifikim programesh, konfigurime në rrjet, instalime të ndryshme të programeve për përdoruesit,
Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.
Të interesuarit të dërgojnë CV në email-et: