Kompania Vega Solar Sh.p.k, e themeluar në Nëntor 2018, ka arritur në një kohë të shkurtër të bëhet lider në tregun e energjive të rinovueshme në Shqipëri. Me nje staf administrativ prej 25 personash dhe grup pune prej 80 punonjësish, Vega Solar ofron sherbimet e saj në të gjithë territorin e Shqipërisë. Vizioni i kompanisë tonë është një Shqipëri e pavarur energjikisht, duke shfrytezuar burimet e rinovueshme të energjisë në një mënyrë miqësore me mjedisin.
Për të ofruar një shërbim sa më profesional Vega Solar po kërkon të zgjerojë stafin me një Specialist Rekrutimesh (M) në terren.
Përshkrimi i punës
Kërkimi në të gjitha metodat e rekrutimit për kandidatë të përshtatshëm me pozicionin që ofron kompania;
Përcaktimi i kërkesave për pozicionet e hapura të punës, si dhe përcaktimin e rëndësisë dhe kohës së nevojshme për këtë pozicion;
Identifikimi i kandidatëve potencial që përputhen me kërkesat e punës dhe pritshmëritë e kompanisë;
Kontrolli i CV dhe Intervisitimi i kandidatëve për të përcaktuar nëse janë të përshtatshëm për pozicionin e punës;
Negocimi i kompensimit dhe përfitimeve të tjera me kandidatët që u jane ofruar punë;
Mbajtja e marrdhënieve të mira me kandidatë potencial;
Organizimi i eventeve për të identifikuar talentet e reja;
Kualifikimi
Diplomë të arsimit të lartë
Eksperiencë të paktën 2 vjeçare në këtë pozicion ose të ngjashëm
Njohuri të mira të gjuhës angleze
Aftesi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe të shkruar
Aftesi shumë të mira të paketës Microsoft Office
Të ketë eksperiencë në përdorimin e software për BNJ
Orari i punës*
E Hënë – E Premte
08:00 – 12:30
13:30 – 17:00
Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj me foto në adresën: rekrutime@vegasolar.al me subjekt “Specialist Rekrutimesh”.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen per intervistë pune.
*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.