NJOFTIM PUNËSIMI
SHKK FED invest, institucion me aktivitet të suksesshëm 30 vjecar në financat rurale, shpall konkurimin për vend të lirë pune, në pozicionin:
“Specialist risku rajonal”
ne rajonin Tirane
Pergjegjesite dhe detyrat kryesore:
Vlereson dosjet e kerkesave per kredi, referuar rregullave e procedurave te brendshme dhe te Bankes se Shqiperise.
Ben verifikime te dokumentacionit te dosjeve te kredive.
Mbi bazen e vleresimeve te bera prezanton rekomandimin perkates ne komitetin e kredise.
Përgatit raporte dhe informacione periodike për Sektorin e Riskut, në lidhje me tregues të ndryshëm të riskut të kredisë.
Ben verifikimet perkatese per objektin e kredise dhe gjendjen e klientit.
Kriteret e Pozicionit te punes :
Te kete mbaruar Fakultetin e Ekonomise.
Te kete eksperience pune ne fushen e kredise.
Te kete njohuri ne gjuhen angleze, te folur dhe te shkruar.
Te kete njohuri dhe t’i perdore programet baze te punes ne kompjuter.
Te kete aftesi komunikuese si dhe te punes ne grup.
Te kete kryer kualifikime pasuniversitare ne fushen ekonomike (preferohet fusha e riskut)
Paga dhe kushtet e punës janë konkurruese.
Të interesuarit duhet të paraqesin, pranë SHKK FED invest, Sektori i Burimeve Njerëzore, në adresat e e-mailit: [email protected] ose [email protected], dokumentat e mëposhtme:
- Kërkese për punësim.
- CV ne gjuhen Shqipe.
Aplikimet pranohen deri më datë 16.04.2022
Vetëm aplikantët fitues nga seleksionimi i CV- ve, do të njoftohen për fazat e mëtejshme të konkurimit.