Pharma One shpk, shoqëri shqiptare, me veprimtari ne fushën e tregtimit të barnave dhe pajisjeve farmaceutike, aktualisht është në kërkim të një punonjësi në Departamentin e Financës, Pozicion Pune, "Specialiste Finance/Arketare ne Depo”, per degen Fier.
Përshkrimi I detyrave kryesore :
Ndihmon në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e kontabilitetit financiar, funksionin e raportimit dhe azhurnimin e rregullt të sistemit të kontabilitetit dhe raportimit financiar.
Ndihmon në planifikimin e parave të gatshme dhe bankën duke raportuar tek manaxhmenti për të përmbushur afatet e pagesës dhe siguron pagesën e furnitorëve brenda afateve.
Ndihmon në barazimin e rregullt të bankës dhe parave të gatshme në fund të çdo dite / çdo muaji / viti financiar dhe çdo ndryshim dokumentohet dhe pasqyrohet si duhet në sistem.
Ndihmon në konsolidimin dhe barazimin e rregullt të bilancit të shitjeve në fund të çdo dite/ çdo muaji / viti financiar duke siguruar qe cdo ndryshim te dokumentohet dhe pasqyrohet si duhet në sistem.
Ndihmon në konsolidimin dhe barazimin e rregullt të bilancit të kostove në fund të çdo dite / çdo muaji / viti financiar dhe siguron qe çdo ndryshim te dokumentohet dhe pasqyrohet si duhet në sistem.
Ndihmon në monitorimin e numërimit fizik dhe barazimin e materialeve dhe inventarit në fund të kalendarit / vitit financiar në përputhje me standardet.
Ndihmon në përgatitjen e informacionit financiar / kontabël për qëllime auditimi.
Siguron cilësinë dhe rëndësinë e raportimit të brendshëm.
Kriteret e pozicionit te punës :
1. Diplomë në Financë/Kontabilitet ose Ekonomik
2. Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.
3.I gatshëm për të punuar në një mjedis dinamik.
4.Njohuri të gjuhës angleze.
Te interesuarit mund te dergojne CV-ne e tyre ne adresen e e-mailit: [email protected]