GoTech shpk, shoqeri shqiptare ne objekt te saj tregtimin me shumice dhe pakice te pajisjeve elektroshtepiake kerkon te punesoje:
Specialiste Finance
Ky pozicion eshte pergjegjes per kontrollin e transaksioneve te shitjes dhe llogarive te arketueshme ne perputhje me standartet kontabel dhe politikat e kompanise. Qellimi eshte reflektimi i sakte i te ardhurave nga shitja dhe balances se klienteve ne librat e kompanise. Komunikon rregullisht me stafin e finances neper dyqane dhe filiale me qellim koordinimin sipas standarteve dhe praktikave kontabel te kompanise.
Detyrat
Kontrollon regjistrimet kontabel te shitjeve te pakices dhe shumices duke u siguruar se respektohen me perpikmeri skemat kontabel te percaktuara per transaksionet, perfshire shitjet me cash, me kredi, me POS, post - pagese etj
Ne bashkepunim me drejtuesin e finances dhe IT sigurohet se sistemi software ne te gjitha pikat e shitjes mbeshtet skema te sakta kontabel, efikase dhe ne mbeshtetje te legjislacionit tatimor.
Celjen e klienteve ne sitemin financiar sipas formulareve perkates.
Ben rakordimin e shitjeve ditore me portalin duke u siguruar per saktesine e raportimit per organet tatimore.
Ben kontrollin ditor dhe rakordimin e balancave te hapura te klienteve me arketimet ditore ne cash neper dyqane. Ndjek mbylljen e balancave te klienteve, perfshire ato me kredi, me POS ose ato me post-pagese
Perpilon raportet per ndjekjen e klienteve me vonesa ne pagesa dhe ia percjell per ndjekje funksioneve pergjegjese.
Ben kontrollin e credit limit-eve ne perputhje me politiken e kompanise dhe vendimet e Administratorit.
Pergatit ne baza mujore rakordime me subjektet qe kane mundesuar shitjet me kredi
per arketimin e fondeve te aprovuara nga ata dhe ben faturimet dhe regjistrimin perkatese te
komisioneve sipas marreveshjeve ne fuqi.
Raporton rregullisht në lidhje me ecurinë e borxhit Drejtorin e Departamentit të Financës dhe departamentin e Shitjes si dhe harton raportin e moshës së debitorëve.
Mban nje standart te larte etik dhe profesional ne punen si specialis/e finance duke ndjekur politikat e kompanise, parimet, standartet dhe praktikat e shendosha te kontabilitetit ne punen e perditshme
I raporton rregullisht drejtorit te finances dhe angazhohet ne cdo detyre tjeter qe i ngarkohet nga drejtori i finances.
Kujdeset që të respektohen kufijtë e Borxhit dhe afatet e pagesave dhe i përditëson ato në sistemin informatik nëse kanë ndryshime.
Rakordon balancat e klienteve, se paku dy here ne vit.
Ndihmon ne zhvillimin e vazhdueshem te stafit te Finances ne dyqane me qelllim rritjen e
kapaciteteve kontabel dhe njohurive mbi shitjen dhe procedurat e tyre.
Mban arken fizike te zyres qendrore .
Kualifikimet
Te kete perfunduar studimet e larta per Ekonomik-Finance;
Te kete eksperience pune ne pozicione te ngjashme minimalisht 2 vjet;
Aftesi shume te mira komunikuese;
Njohese e programeve financiare, programi Navision perben avantazh;
Aftesi per te punuar ne grup.
Te gjithe personat e interesuar mund te dergojne nje kopje te CV dhe Leter interesi prane adreses se e-mail: hr@gotech.al
Ju mirepresim!