Kompania Eurondertim 2000 sh.p.k., me operim në fushën e ndërtimit, kërkon të punësojë Specialiste Prokurimesh
Cfarë kërkohet:
Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Inxhinieri, Juridik, Ekonomi ose të ngjashme.
Të ketë aftësi të theksuar të mësuarit dhe vlerësuarit të punës.
Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.
Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe të drejtshkrimit në gjuhën shqipe.
Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, menaxhuese dhe organizuese.
Të jetë i/e aftë të përfaqësojë kompaninë në marrëdhëniet me institucionet dhe bashkëpunëtorët.
Të ketë aftësi të punojë nën presion kohor.
Të ketë njohuri dhe aftësi në përgatitjen e dokumentacionit të kërkuar në prokurimet publike.
Të ketë dëshirë të marrë përgjegjësinë e drejtimit të departamentit të prokurimit publik pas trajnimit dhe eksperiencës në kompani.
Preferohet:
Të ketë Eksperiencë pune në fushën e Prokurimeve.
Kandidatë/e pa eksperience pune, por me vullnetin për të mësuar gjithashtu do të konsiderohen nëse mund të përmbushin kriteret e tjera.
Përfitimet tuaja:
Pagë e kënaqshme.
Mundësi zhvillimi dhe rritje profesionale nëpërmjet trajnimeve brenda dhe jashtë kompanisë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Kontroll dhe përpunim i postave elektronike të kompanisë në faqet e ndryshme
Vlerësim dhe përgatitje e dokumentacionit të nevojshëm nga strukturat shtetërore apo private
Përpunim dhe vlerësim i përmbushjes së kritereve për procedurat e prokurimit publik
Përgatitje dhe plotësim dokumentacioni sipas kërkesave të specifikuara
Parapërgatitje e ofertës ekonomike sipas çmimeve të dhëna
Dërgim dhe mbyllje me përgjegjësi të procesit të tenderimit
**Në varësi të fushës personale të specializimit është i mundur integrimi në detyra të tjera.
Aplikantët janë të lutur të paraqesin interesin e tyre për këtë pozicion pune, duke dërguar CV-në në emailin: hr.eurondertim2000@gmail.com.
*Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.