SHESIM 3+1+2 ME GARAZH NE RRUGEN E BOGDANEVE
Apartament
- Cmimi180,000€
Apartamenti nuk është përdorur për banim apo shërbime të tjera, deri në vitin 2018, ku u modelua për zyrë për nevojat e zoteruesit, por pa ndryshuar apo prekur rifiniturat. Godina ka përfunduar në vitin 2008 dhe është një ndërtim me 10 kate, ambjente të përbashkëta të bollshme, të cilat janë të ndricuara me dritë natyrale dhe ajrosje. Lëvizja ndërmjet kateve bëhet me 2 ashensorë, që aksesohen direkt nga parkingu nëntokësor. Apartamenti eshte ideal per banim, ambjente zyrash, kurse, klinika dentare por jo vetem.
Vendodhja e apartamentit
Apartamenti ndodhet ne Rrugen e “Bogdaneve”, perballe Shkolles “Avni Rustemi ” dhe afer Njesise Bashkiake Nr. 10. Pozicionuar ndërmjet Rrugës së “Durrësit” dhe asaj të “Kavajes”, vetem 800m nga Sheshi “Skënderbej”!
Pozicionimi në ndërtesë
Apartamenti ndodhet në katin e 6-te të Pallatit te Ri, te perfunduar në vitin 2007, me orientim perëndim – jugperëndim, me sipërfaqe 125 metra katror dhe të gjitha dhomat kanë ballkon individual / përbashkët.
Përshkrimi i ambjenteve
Apartamenti përbëhet nga:
1 – sallon dhe ambjent gatimi me instalimet perkatese;
3 – dhoma gjumi të bollshme;
2 – tualete të kompletuara.
Garazh nëntokësor
Bashkë me apartamentin, shitet dhe një parking në katin -1, me sipërfaqe 18 metra katror, lehtësisht i aksesueshëm dhe në te dy anet e tij është i kufizuar me mur. Ashensoret ndodhen në të njëjtin kat.
Per me shume informacione dhe nje vizite ne prone ju lutemi na kontaktoni!
8RG2+2P, Rruga e Kavajës, Tiranë, Shqipëria